Në fshatin Shelegur 15 km larg Ersekës, banorëve u është prishur qetësia. Një kalë është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fermën “Sotira Agroturizëm”. Kuajt ishin lënë të lirë të kullosnin me kuaj të tjerë. 

“Fillimisht e menduam aksidentale por më pas ajo ishte e qëllimshme. “Deri dje ne kemi pasur problem ujkun e ariun nuk ka qenë anjëherë problem gjuajtja nga njerëzit”- u shpreh Jonida Hëna.

E ndërsa tregon ngjarjen për Report TV, Jonida Hëna pronarja e fermës nuk i mban dot lotët. Për ta “Balashi”, nuk ishte thjesht kalë, por pjesëtar familjeje. Madje vajzat e kanë përjetuar shumë keq

”Nuk është vetëm dëmi i madh monetar që na është bërë. Na është hequr një pjesëtar i familes tonë. Kalin e kishim prej 10 vitesh vajzat e kanë përjetuar shumë keq“- u shpreh Jonida.

Familja ka dyshime se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme dhe kërkon që policia të hetojë

“Nuk mendoj se janë gjuetarë. Kali jonë nuk ka qenë vetëm. Kanë qenë dhe kuaj të tjerë. Janë gjuajtur vetëm kuajt tanë. Personi që ka gjuajtur e ka ditur shumë mirë të kujt janë kuajt”- tha pronarja e fermës.

Ferma e cila mbarështon dhe kuaj ofronte dhe guida për të gjithë turistët, të cilët me të mësuar ngjarjen janë afruar të mbështesin familjen

“Janë shumë persona që na shkruajnë për të dhuruar një kalë tjetër. Kjo është surprise. Ka njerëz të këqinj po dhe të mirë që pa na njohur fare na shkruajnë se do ju dhurojmë një kalë tjetër”- tha Hëna.

Ky është rasti i parë që ndodh në këtë zonë miqësore ku bagëtitë liheshin të lira dhe asgjë nuk ndodhte por nëse policia nuk zbulon autorët e ngjarjes duket se gjithçka nuk do të jetë më njësoj. Policia ka identifikuar dhe ka vënë në hetim autorin e ngjarjes, 24 vjeçarin Oresti Mezini, ndaj të cilit rëndon akuza e veprës penale "Keqtrajtimi i kafshës". Por menjëherë pas këtij lajmi, ka reaguar pronarja e fermës së kuajve, Jonida Hëna me anë të një postimi në facebook ku bën me dije se autori është fqinj i tyre dhe shkruan se ndihen të kërcënuar për jetën. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
Hetimi në gjendje të lirë i 24 vjeçarit që i vrau kalin, pronarja e fermës në Kolonjë: Na vranë për herë të dytë! Ndihemi të kërcënuar për jetën

Pronarja e fermës Sotira Agroturizëm”, Jonida Hëna ka reaguar pasi policia e Kolonjës njoftoi nisjen e hetimeve në gjendje të lirë të 24 vjeçarit Orest Mezinit i cili vrau kalin e saj dhe plagosi një tjetër.

Në reagimin e bërë ajo shkruan se hetimi në gjendje të lirë të të riut, që është fqinj i tyre, bën që të ndihen të kërcënuar për jetën.

“Orest Mezini vrau kalin tonë dhe policia e la në gjendje të lirë. Kjo për ne është sikur të na vrasin për herë të dyte kalin . Tani që kuptuam që komshiu ynë na ka vrarë Balashin dhe ka plagosur një kalë tjetër dhe policia e la në gjendje të lire ndihemi të kërcënuar për jetën tonë.”-thuhet në reagimin e pronares.

 

 

Ora 17:20
Vrau me armë gjahu kalin dhe plagosi një tjetër, hetohet në gjendje të lirë 24 vjeçari në Kolonjë (EMRI)

1674837517_2.jpg

Policia e Kolonjës ka vënë nën hetim 24 vjeçarin e identifikuar si Oresti Mezini pasi ka vrarë me armë gjahu një kalë dhe gjithashtu plagosi kalin tjetër në pronësi të Jonida Hënës.

Ndaj të riut rëndon akuza e veprës penale “Keqtrajtimi i kafshës”.