Një i ri është qëlluar për vdekje në parkun e qytetit të Prishtinës dhe mediat kosovare kanë zbuluar faktin se autori mund të jetë nga Shqipëria.
 
Siç bëjnë të ditur mediat kosovare, Eron Agai u qëllua për vdekje teksa shoqërohej nga Arianit Gashi dhe autori pas ngjarjes është larguar, por policia dyshon se ai mund të jetë nga Shqipëria megjithatë nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.
 
Dy personat e përfshirë në këtë ngjarje fillimisht u çuan në spital, por vetëm njëri prej tyre arriti që tu shpëtonte plagëve të marra.
 
Sakaq, bëhet e ditur se dy personat ishin me precedent të mëparshëm.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)