Ekzekutohet me 3 plumba në mitingun elektoral kandidati për president në Ekuador! Vritet agresori, 9 të plagosur! Presidenti: Krimi do ndëshkohet

EKUADORKandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio është ekzekutuar gjatë një tubimi të fushatës. Ish anëtari i asamblesë kombëtare të vendit u qëllua me tri plumba teksa po largohej nga ngjarja në veri të vendit në Kuito të mërkurën. Një prej anëtarëve të ekipit të tij në fushatë u tha mediave se viktima ishte duke hipur në makinë dhe një burrë i doli përpara dhe e qëlloi në kokë tre herë.

Presidenti aktual, Guillermo Lasso u zotua se krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar.

Policia arriti të qëllojë edhe agresorin i cili ndërroi jetë ndërsa u arrestuan 6 të dyshuar. Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë janë plagosur nëntë persona, duke përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është planifikuar të mbahet më 20 gusht.

Presidenti aktual Lasso, i cili nuk do të jetë në fletën e votimit, tha se ishte i indinjuar dhe i tronditur nga vrasja, duke shtuar se ata që shkelin ligjin do ndëshkuar.

 "Krimi i organizuar ka bërë një rrugë të gjatë, por pesha e plotë e ligjit do të bjerë mbi ta".- tha ai.

Aktualiteti në Ekuador

Krimi dhe prania e kartelave të drogës në Ekuador vjen gjithnjë e më shumë në rritje gjatë viteve të fundit, duke e kthyer në një ndër retorikat kryesore të fushatave presidenciale të këtij viti por edhe të politikës në tërësi.  Muajin e kaluar, Lasso shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe shtetrrethim natën në tre provinca pas një numri vrasjesh të lidhura me krimin e organizuar.

Përveç sigurisë, fushata e Villavicencio ishte fokusuar në luftën e korrupsionit, një temë që ai e kishte mbuluar në një karrierë të mëparshme si gazetar si dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Javën e kaluar, ai tha se ai dhe ekipi i tij ishin kërcënuar nga kreu i një bande të lidhur me trafikun e drogës.

 Villavicencio, i cili ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë, ishte një nga tetë kandidatët në raundin e parë të zgjedhjeve, edhe pse jo kryesuesi.

Vrasja e tij pason atë të Agustín Intriago, kryebashkiak i qytetit Manta, në korrik dhe Omar Menéndez, kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Puerto López, në shkurt.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, qeveria italiane synon nga janari 2025 transferimin e tyre në Gjadër

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, qeveria italiane synon nga janari 2025 transferimin e tyre në Gjadër