Një tjetër shqiptar nga Kosova pjesë e ISIS është vrarë në Siri. Mediat në Prishtinë shkruajnë se Ekrem Hasani nga Klina është vrarë gjatë luftimeve. Autoritetet kosovare ende nuk kanë konfirmuar këtë lajm, ndërsa familja e tij ka hapur derën e mortit.
 
Pavarësisht se Kosova ka ashpërsuar ligjin për ata që marrin pjesë në luftime jashtë vendit, kjo nuk e ka ulur numrin e kosovarëve që i janë bashkuar ISIS.
 
Dy ditë më parë zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, Hoyt Yee, tha se Kosova është një vend burimi për luftëtarët e ISIS. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)