Vritet 47-vjeçari në Klos, goditet me sende të forta nga gruaja dhe vajza e tij! Policia i arreston! Familja jeton në kushte ekstreme! Fqinjët: Kishin probleme mendore (EMRAT)

Një 47-vjeçar është vrarë nga gruaja dhe vajza e tij në Bulqizë. Ylber Lezi është gjetur pa shenja jeta dhe i dhunuar në banesën e tij, mbrëmë rreth orës 22:30 ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza e tij, respektivisht Mine Lezi dhe Aida Lezi, nuk linin policinë të futej në banesë. Mine Lezit 51 vjeçe dhe 21-vjeçares Aida Lezi i është komunikuar arresti pasi dyshohet se kanë qëlluar me sende të forta kryefamiljarin, i cili ka mbetur i vdekur. Denoncimi për konfliktin në familje është bërë nga fqinjët.  

Në lidhje me vrasjen e rëndë të ndodhur në Klos mbrëmjen e djeshme, ka folur për mediat edhe kryetari i fshatit Gurrë e Vogël në Burrel Ibrahim Elezi, i cili ka dhënë më shumë detaje për familjen. Ai thotë se Ylber Lezi ka qëë ka qenë përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa gruaja e tij me probleme të shëndetit mendor. Për vajzën kryeplaku thotë se vajza kishte pak kohë që kishte shfaqur shenja të depresionit.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv nga brenda shtëpisë ku banonte familja duke qartë se kushtet janë të mjerueshme. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Zbardhet vrasja e 47-vjeçarit në Klos, arrestohen gruaja dhe vajza e tij, dyshohet se e goditen me sende të forta

1627287314_Screenshot1.jpg

Policia e Dibrës ka njoftuar sot se ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarja e ndodhur mbrëmë në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Ylber Lezi. Policia ka arrestuar gruan dhe vajzën e tij, si të dyshuara se kanë kryer vrasjen.

"Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve : Mine Lezi, 51 vjeçe dhe Aida Lezi, 21 vjeçe (nënë e bijë). Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë  kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Y. L. Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 10:19
Si në vitet më të errëta të Mesjetës, pamje të trishta nga Klosi! Ja ku jetonte familja ku ndodhi vrasja e Ylber Lezit

 

Familja Lezi në Dibër jetonte në kushte ekstremist të këqija. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv shtëpia ishte në gjendje të mjeruar, e rrethuar me shkarpa dhe dru zjarri. Të kujton vitet e errëta të Mesjetës. Nga banorët e fshatit është treguar për mediat se përveç gjendjes së mjerueshme, anëtarët e familjes Lezi vuanin edhe nga sëmundje mendore.

 

Ora 10:03
Vrasja e 47-vjeçarit nga familja/ Kryeplaku i fshatit: 47-vjeçari Elezi, përdorues alkooli në masë ndërsa gruaja me probleme mendore, edhe vajza me depresion

 

Në lidhje me vrasjen e rëndë të ndodhur në Klos mbrëmjen e djeshme, ka folur për mediat edhe kryetari i fshatit Gurrë e Vogël në Burrel Ibrahim Elezi, i cili ka dhënë më shumë detaje për familjen.

Ai thotë se Ylber Lezi ka qëë ka qenë përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa gruaja e tij me probleme të shëndetit mendor. Për vajzën kryeplaku thotë se vajza kishte pak kohë që kishte shfaqur shenja të depresionit.

“Dëgjuam zhurmë dhe dolëm jashtë, dera e tyre ishte e mbyllur, nuk kishim si hynim brenda. Lajmëruam policinë.

Ka qenë përdorues alkooli në masë, bashkëshortja ka qenë me probleme mendore, vajza ka pak ditë që kishte kaluar në depresion. Gjendja ekonomike e vështirë, mblidhen të gjitha ato… Iu kishim lidhur energjinë elektrike, dhe e kishin shkatërruar, merrte ndihmë ekonomike 60 mijë lekë, Ylberi ka qenë i goditur me sende të forta në kokë, me dru ose me tullë. Ka qenë prokurori brenda në banesë, nuk vonoi as gjysmë ore policia për të ardhur”, tha kryeplaku.

Ora 09:24
47 vjeçari dyshohet se u vra nga gruaja dhe vajza e tij, Report Tv siguron pamjet nga vendngjarja

 

Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes së rëndë të mbrëmjes së djeshme, kur u vra në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, një 47-vjeçar pas konfliktit me gruan dhe vajzën e tij.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 26/07/2021 09:46

    Mjerimi i mbjelle nga regjimi komunist u vadit e u rrit nga pasardhesit e atij rregjimi dhe sot mjerimi dhe PANGOPESIA e korrupsionit qeveritar shqiptar eshte nje nder plaget e me te rrezikshme ne Globin Tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin