Vajza 15-vjeçare e sprinterit amerikan, Tyson Gay është vrarë nga të shtënat në shtetin e Kentakit, raporton policia amerikane. Policia në Lexington tha se Trinity Gay u godit nga një plumb në qafë, krejtësisht rastësisht, teksa ndodhej në një parking makinash ku dy makina shkëmbyen zjarr me njëri-tjetrën.
Sipas shtypit amerikan, vajza 15 vjeçare u nda nga jeta gjatë transportit për në spital. Gay është mbajtësi i rekordit për 100 metra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ai ka regjistruar kohën e dytë më të shpejtë të të gjitha kohërave pas Usain Bolt.
Kanë qenë të shumtë sportistët anë e mbanë botës që i kanë shprehur ngushëllimet e tyre atletit amerikan, në faqet e ndryshe zyrtare. Tyson Gay ishte pjesë e Lojërave Olimpike në Rio, dy muaj më parë. Në vitin 2013 u pezulluar për 12 muaj pasi u kap me substanca të ndaluara.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com