Ylli Pata: 'Sali Berisha', prova për të krijuar partinë anti-SHBA brenda PD

Ylli Pata: 'Sali Berisha', prova për të krijuar partinë anti-SHBA brenda PD

Sali Berisha

Pas suksesit në Kuvendin e Partisë Demokratike ku Sali Berisha është pritur si një “yll kinemaje”, gjë që i ka rritur besimin se ka “truall” për të mbjellur një grupim antiamerikan në PD, duket se plani ka filluar.

Kur Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Non Grata, Berisha dhe “qytetari i tij digjital” sikur u squll për një farë kohë, por duket se sërish është riaktivizuar. Me një logjikë kaotikë, ku më shumë se gjysma e materialeve janë fake news, një pjesë pa kuptim, por thjesht për të riaktivizuar reagimin e njerëzve.

E pas kësaj ka nisur një riqarkullim i një çështje që gjithmonë mediat e familjes Berisha dhe pranë saj e sjellin papushim, si për të ndikuar një agjendë që nuk është.

Bëhet fjalë për çështjen e Francesco Bechettit, italianit që u vu nën hetim nga prokuroria shqiptare e drejtuar nga Adriatik Llalla dhe me vendim të gjykatës shqiptare për pastrim parash. Vendim të cilin italiani e hodhi në arbitrazh e deri tani çështja është në avantazh për të.

Pas  një rrotullimi të çështjes “Bechetti”, qarqet që po aktivizon Berisha kanë dalë në temën që ai dëshiron, sulmin ndaj zyrtarëve amerikanë, që tashmë ai i ka halë në sy.

Njerëz dhe grupe pranë tij, kanë qarkulluar foto të ambasadores amerikane me anëtarë të qeverisë shqiptare. E me këtë, Berishë synon të ushqejë një grup fanatik në PD në kohën kur situata për të do të bëhej më e vështirë se kaq. Pra nëse ai do të akuzohej nga SPAK apo do të kishte më tepër fakte e prova në SHBA, të gjendet justifikimi se po e bëjnë aleatët amerikanë të PS-së.

Kjo në fakt është kryekëput e palogjikshme, pasi vetë Sali Berisha ka aq foto me zyrtarë amerikanë sa askush në Shqipëri. E këto foto as nuk e shpëtuan e as nuk e ndëshkuan. Por është pikërisht produkti i politikës së vet që i solli vendimin më negativ të SHBA për ndonjë zyrtar të lartë shqiptar…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë