Vuçiç:Haradinaj kriminel,nuk
tërhiqemi nga Kosova

Vuçiç:Haradinaj kriminel,nuk<br />tërhiqemi nga Kosova
Vetëm pak ditë pas krjimit të qeverisë së Kosovës dhe emërimit të Ramush Haradinaj kryeministër, Presidenti i Serbisë  Vuçiç në një konferencë për mediat  ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të ri të qeverisë së Prishtinës , Ramush Haradinaj duke e quajtuar këtë të fundit kriminel.

Duke folur për hyrjen e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, Vuçiç ka thënë se ajo nuk ka pasur alternativë tjetër.

Sipas tij, alternativa e Listës Serbe që t’i bashkohet Albin Kurtit është më e keqe, pasi ai dhe partia e tij angazhohen për bashkim me Shqipërinë.

Por pavarisht të gjithave Vuçiç tha se mbështet vendimin e Listës Serbe për të hyrë në qeverinë e re të Kosovës, të kryesuar nga Ramush Haradinaj.

"Opsioni i tretë ishte të mbështeste qeverinë e Ramush Haradinajt, i cili është kriminel lufte por serbët nuk kanë humbur mundësinë për të ruajtur paqen dhe fëmijët e tyre", tha Vuçiç.

Ai shtoi se Kosova dhe Metohia janë çështje që i përkasin të tashmes dhe të ardhmes së Serbisë.
 
Vetëm pak ditë më parë dy homologët Vuçiç dhe Thaci u takuan në Bruksle në një takim të ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e jashtme e BE Mogherini ku të dyja palët u dakortësuan se faza e re e dialogur i hap rrugë anëtarësimit në BE.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre