Vuçiç:Kosova nuk mund të zbatojë
marrëveshjet,shkak presioni nga VV

Vuçiç:Kosova nuk mund të zbatojë<br />marrëveshjet,shkak presioni nga VV
Një ditë pas takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në Bruksel, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se autoritetet në Prishtinë nuk mund t’i respektojnë marrëveshjet edhe po të duan, për shkak të presionit të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, të paktën kështu raportojnë mediat serbe.

Ai ka folur edhe për rastin e serbit të arrestuar në Kosovë, që dyshohet për krime lufte, duke thënë se rasti i tij do të tregojë se kush vendos në Kosovë.

“Sa i përket marrëveshjeve, ne jemi në gjendje të bëjmë gjithë atë për çka jemi marrë vesh dhe t’i respektojmë marrëveshjet, ndërsa ata, edhe po të duan, mendoj se nuk janë në gjendje.Në këtë atmosferë politike, të presionit nga Vetëvendosje, vërtetë mendoni se ata mund të zbatojnë diçka?” deklaron Vuciç.

 Një ditë më parë Vuçiç u takua në Bruksel me homologun Thaçi, një takim i ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e Politikave të Jashtme në BE, Federica Mogherini. Pas bisedimeve të zhvilluara Hashim Thaçi i ka përsëritur apelin klasës politike kosovare që të tejkalojë ngërçin dhe se të dyja vendet duhet të bashkëpunojnë për të vijuar rrugën drejt BE-së.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com




 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre