Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç i ka dërguar një letër të gjitha shteteve anëtare të UNECO-s ku i kërkohet të mos pranohet kërkesa e Kosovës pasi ëshë e papranueshme për Serbinë.

Vuçiç sqaron se kërkesa për pranimin e Kosovës në këtë organizatë është në kundërshtim të plotë me të Drejtën Ndërkombëtare.

Në letër thuhet se në bazë të Rezolutës e cila është në fuqi, Kosova njihet si pjesë përbërëse e Serbisë dhe administrohet nga Kombet e Bashkuara.

Sipas të Drejtës Ndërkombëtare Kosova nuk mund të konsiderohet shtet, është e qartë se nuk plotëson kushtet themelore për të shqyrtuar ndonjë mundësi të pranimit të saj si anëtar në UNESCO”, thuhet në letrën e Vuçiç.

Në përfundim të letrës shkruhet se qeveria e Serbisë është e angazhuar për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës për gjetjen e zgjidhjeve që stabilizon dhe normalizonin marrëdhëniet mes tyre.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)