Vuçiç në Graçanicë: Beogradi
s'heq dorë nga serbët në Kosovë
Ne masa ta shumta sigurie , zv.kryeministri Aleksander Vuçiç ka vizituar sot paradite Gracanicën në Kosovë. Vuçiç ka deklaruar se veprimi i protestuesve në Gjakovë ishte histerik.
GRACANICE- Ne masa ta shumta sigurie, zv.kryeministri Aleksander Vuçiç ka vizituar sot paradite Gracanicën në Kosovë.
Ai mori pjesë në liturgjinë e organizuar në manastirin e Graçanicës për krishtlindjet ortodokse.
Por përtej festimeve duket se zv.kryeministri nuk ka lënë mënjanë deklarat politike, që lidhen me serbët që jetojnë në Kosovë. Ai ka deklaruar prerë: “Serbia nuk do të heqë dorë nga qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë” dhe se "Serbia dëshiron paqe, negociata dhe biseda".
Deklaratat të cilat pritet të ngjallin dhe reagimin e autoriteteve të Prishtinës. Kryekomunarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila një ditë më parë për refuzimin e vizitës së Vulin u shpreh se "Serbia të kërkojë më parë falje e pastaj të vijë në Kosovë".
Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se veprimi i protestuesve në Gjakovë ishte histerik duke shtuar se qytetarët e Kosovës nuk duhet të bëjnë kësi lloj veprimesh për të ndaluar vizitat serbe në kishat e tyre, raportojne mediat kosovare.
Alleksandar Vuçiç përmendi sot në Graçanicë edhe protestën e djeshme në Gjakovë kundër vizitës së ministrit Aleksandar Vulin. Ai e quajti shenjë të urrejtjes ndaj serbëve. Duke folur për mediat, pas liturgjisë në Manastirin e Graçanicës, Vuçiç falënderoi serbët e Kosovës, të cilët, siç tha ai, po mbijetojnë përkundër jetës së vështirë dhe të gjitha problemeve me të cilat përballen, pasi gjithkush po tenton që t’i largojë nga shtëpitë e tyre.
“Sot pozita e popullit serb, nuk është aspak e lehtë, nga thyerja e tabelës cirilike në Vukovar, i cili veprim për secilin serb është sikur ta godasësh me çekan në kokë, e deri tek sulmi i mbrëmshëm mbi autobusin [me pelegrinë] dhe urrejtjes histerike të cilën keni pasur mundësi ta shihni në Gjakovë”, ka thënë ai, për të shtuar se megjithatë Serbia reagoi qetë dhe me përmbajtje.
Në vizitën e tij, që duhet theksuar se monitorohej nga polici e shumtë e Kosovës, Vuçiç foli edhe për projektet të ndryshme që do të ndërtohen në komunat serbe në Kosovës.
Në Graçanicë mori pjesë edhe ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsa Rodic.
Redaksia online
(ed/sg/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45