Vuçiç në OKB: Serbia nuk
do ta njohë Kosovën

Vuçiç në OKB: Serbia nuk<br />do ta njohë Kosovën
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën. 

Kreu i shtetit serb në fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara theksoi këtë fakt, ndërsa shtoi se po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do të lejojë përparimin, paqen dhe stabilitetin në rajon. 

Gjithashtu, Presidenti serb ka apeluar te anëtaret e Kombeve të Bashkuara që të mos e lejojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Vuçiç ka theksuar se arritja e zgjidhjes politike për Kosovën është me rëndësi kyçe për përparimin ekonomik, të rinjtë dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit të tij.

Deklaratës së Presidentit serb iu përgjigj zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se njohja e Kosovës është e vetmja rrugë e qëndrueshme për të shënuar progres dhe paqe në Ballkanin Perëndimor.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com


  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre