Vuçiç në qershor vizitë në SHBA
Takim me Biden edhe për Kosovën

Vuçiç në qershor vizitë në SHBA<br />Takim me Biden edhe për Kosovën
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fund të qershorit do të vizitojë Shtetet e Bashkuara.  Sipas mediave serbe ai do të ketë një takim me zëvendës presidentin amerikan Joe Biden, për të diskutuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të ardhmen e Serbisë.

Analistët serbë mendojnë se kjo vizitë është shumë e rëndësishme për Serbinë, sepse temat që do të diskutohen do të jenë shumë të nxehta. Ata mendojnë se Biden do të ndihmojë Serbinë për të hequr kushtin gjerman për integrimi në Bashkimin Evropian.

Por në këtë takim nuk mund të mos flitet për Kosovën. Vuçiç do të kërkojë nga zëvendës presidenti amerikan që njohja e Kosovës të mos jetë kusht për integrimin e Serbisë në BE. Gjithashtu një tjetër temë diskutimi do të jetë dhe marrëdhënia e Beogradit me Moskën, si dhe një afrim të mundshëm me NATO-n. 

Përveç çështjeve ekonomike, analistët serbë gjithashtu besojnë se do të diskutohet edhe në lidhje me distancimin e Serbisë nga Rusia, por edhe për afrimin e Serbisë me NATO-n.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës