Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka folur në lidhje me ndalimin e ish-kryeministrit  të Kosovës mesditën e sotme në Slloveni, Ramush Haradinajt, ka thënë se është e rëndësishme që të mos biem në provokim.

Ai ka nguruar që ta komentoj ngjarjen e sotme në Aeroportin e Lubjanës, duke theksuar se nesër do të ketë një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë.

Është pak  e çuditshme për mua, nesër do mund ta komentojmë pas mbledhjes së qeverisë. Është e rëndësishme që të ruajmë paqen dhe dinjitetin dhe mos të biem në provokime të cilat ndodhin në rajon dhe më gjerë”- është shprehu Vuçiç.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)