Vuçiç: Për pranimin e Kosovës
si shtet vendos populli serb  

Vuçiç: Për pranimin e Kosovës<br />si shtet vendos populli serb  <br>
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaron për Reuters: “Serbët nuk do ta pranojnë plotësisht pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”

Vuçiç thekson faktin se çdo vendim do të duhej të vendosej përpara votuesve serbë, në trasparencë dhe dakordësi.

“Populli duhet të vendosë”, është shprehur ai, duke shtuar se dyshon nëse votuesit serbë do ta miratonin njohjen e plotë të Kosovës.

“Na duhet të shohim realitetin e sotëm dhe të kuptojmë marrëdhëniet në botë dhe në Kosovë, por edhe të kuptojmë se Kosova nuk është e jona ashtu siç ne e kemi mësuar veten, mirëpo nuk është as e tyre siç tentojnë të shprehen ata”, ka shtuar presidenti serb.

“Nëse nuk do të ketë kompromis, ne do ta vazhdojmë këtë konflikt për dekada me rradhë. Por, nuk është mirë t’ua lëmë fëmijëvë tanë që të përballen me këtë gjë”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai sqaron se një kompromis është gjithmonë i mundshëm, mirëpo ai duhet të jetë i bazuar në “vullnetin politik në Brukel dhe jo në shtimin e presionit ndaj Serbisë”.

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dhërmi/ Pronari i hotelit  dhe 2 punonjësit bien në kontakt me energjinë elektrike, dërgohen në spital

Dhërmi/ Pronari i hotelit dhe 2 punonjësit bien në kontakt me energjinë elektrike, dërgohen në spital