Ka ndërruar jetë rrugës për në spital një prej të burgosurve në Burgun e Fierit, 52-vjeçari Artur Doku.

Doku ishte i dënuar nga drejtësia shqiptare me 15 vite burg për një vrasje në vitin e errët 1997. 52-vjeçarit, të cilit i kishin mbetur për të shlyer edhe 9 vite e 5 muaj burg, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një problemi kardiak.

Sipas burimeve nga burgu, 52-vjeçari ka shkuar me këmbët e veta nga kati i tretë deri në katin e parë, ku ndodhet infermieria e burgut. Aty ka shfaqur shqetësime dhe është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Paraprakisht dyshohet për çarje të aortës.

Ngjarja për të cilën akuzohet Doku ka ndodhur më 19 maj të vitit 1997, rreth orës 21:00, në vendin e quajtur Bregu i Lumit, Tiranë, në bashkëpunim me kushëririn e tij Artur Doku, kanë vrarë me armë zjarri Ilmi Cukën dhe kanë plagosur vëllain e tij, Dalip Cuka, për motive hakmarrje.