Vuante nga kanceri, nëna i jep
kanabis 15-vjeçarit e i shpëton jetën

Vuante nga kanceri, nëna i jep<br />kanabis 15-vjeçarit e i shpëton jetën
Historia e një 15-vjeçari britanik, i cili vuante nga një lloj shumë i rrallë kanceri ka hapur edhe njëherë në botën e mjekësisë debatin për ndikimin e kanabisit në kurimin e kancerit.
 
Deryan Blackwell, në vitin 2010, kur ishte 10 vjeç u diagnostikua me leuçemi. 18 muaj më vonë, atij iu tha se kishte edhe një kancer sekondar, jashtëzakonisht i rrallë i qelizave sarkomë e Langerhansit, duke e quajtur rastin e tij si një rast unik në mjekësi.
 
Pas më shumë se katër vitesh trajtimesh në spital, mjekët u treguan prindërve të tij se nuk mund të bënin asgjë për të riun dhe se gjëja më e mirë për të bërë ishte që ta çonin djalin e tyre në shtëpi pasi nuk i kishte ngelur shumë jetë.
 
Ndërkohë dhimbjet e mëdha që Deryan ndiente nuk mund t'ia qetësonin asnjë nga medikamentet që mjekët kishin rekomanduar, nëna e tij filloi të kërkonte në internet për të gjetur diçka që mund t'i lehtësonte dhimbjet të birit.
 
Në intenet nëna e tij zbuloi se në rastet e kurimit te kancerit, një nga metodat me rezultat më të mirë kshte qenë përdorimi i kanabisit.
 
Prindërit e Deryan, duke parë gjendjen e rëndë të tij, vendosën që ta provoni dhe arritën të siguronin disa gramë të lëndës narkotike, ku nëpërmjet instruksioneve të gjetura në internet e përgatitën atë për të krijuar vajin e kanabisit.
 
Nëna  Deryan, i cili sot është 17-vjeç, shprehet se që në momentin që djali i saj filloi ta përdorte, dhimbjet u qetësuan dhe gruadualisht ai filloi të përmirësohej.

deryan
 
"Nuk dua të them se kanabisi është një kurë mrekullibërëse kundër kancerit, por duke parë se ndihmoi tim bir, mendoj se mund të ndihmoj edhe shumë të tjerë të cilët vuajnë
nga kjo sëmundje", shprehet nena e Deryan.

deryan
 
Deryan tashmë është 17-vjeç, një studenti i kateringut, i cili po shijon gjithçka që jeta ka për të ofruar.
 
Ndërkohë nëna e 17-vjeçarit ka shkruar një libër me titull " Nëse do të kishit një mundësi për të shpëtuar jetën e djalit tuaj, a do ta bënit?", ku ajo tregon të gjithë historinë e djalit të saj dhe "mrekullinë" që ndodhi.
 
deryan

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot