VLORË - Një 65 –vjeçarë, Llambi Bica është gjetur i mbytur në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.

Mësohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak në momentin që është futur në detë për tu larë.

 Llambi Bica nga Korça, i cili kishte shkuar të pushonte në qytetin bregdetarë të Vlorës, mësohet se vuante nga tensioni dhe zemra. 

Durrës, roja bregdetare shpëton nga mbytja 67-vjeçaren
Një 67-vjeçare nga Tirana është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme nga roja bregdetare e Durrësit.

E moshuara,  Bukurie Hoxha ishte duke u larë në momentin kur humbi kontrollin dhe u përfshi nga dallgët e ujit.

Ajo u pikas teksa po mbytej nga roja i kulles së vrojtimit, i cili ndodhej aty pranë.  Menjëherë ai u drejtua drejt saj duke e shpëtuar nga mbytja.

Rojed bregdetare janë shumë të rëndësishme gjatë sezonit turistik, pasi raste si ky i sotmi në një moment kur jemi në kulmin e sezonit turistik është shumë i rëndësishëm.

durres

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)