Vuçiç: Parlamenti Evropian na kërkoi ta njohim Kosovën, por e mbajtën sekret nga publiku

Vuçiç: Parlamenti Evropian na kërkoi ta njohim Kosovën, por e mbajtën sekret nga publiku

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se rekomandimet e Parlamentit Evropian janë miratuar, në të cilat i janë vendosur kushte Serbisë për të ecur drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian, po ashtu për fonde të BE-së. Kushti është që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë. Por, Vuçiq thotë se në rekomandimet e Parlamentit Evropian thuhet se duhet njohur pavarësia e Kosovës.

“Nuk kanë miratuar rezolutë, kanë miratuar rekomandime. Rekomandimet e Parlamentit Evropian thonë se duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës, por e fshehën atë. Ata po kërkojnë nga ne njohje të ndërsjellë. Edhe nëse i vendosim sanksione Rusisë, ata do të thoshin se është mirë kjo që bëre, por nesër do të dilnin me një rezolutë të re. Unë kam mjaft përvojë, jam veteran politik. Kam folur mbrëmë me Brukselin 50 herë, veçanërisht për rekomandimet e tyre. Nuk jam i interesuar për njohje të ndërsjellë me Prishtinën. Do të vazhdojmë të dëgjojmë gjithçka që ata thonë, por vendimet i marrim në interes të vendit tonë", tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar marrëveshjen e arritur për targa të mërkurën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Në marrëveshjen, që kishte synim të uleshin tensionet, thuhet se Kosova do të ndalojë fazat e mëtejshme të vendimit për targa, ndërsa Serbia më nuk do të lëshojë targa me akronime të qyteteve të Kosovës.

Para 2 muajsh, Parlamenti Evropian kërkoi që vazhdimi i bisedimeve të anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian të kushtëzohet me vendosjen e sanksioneve nga Beogradi ndaj Rusisë. Kjo kërkesë ishte pjesë e një draft-raporti për strategjinë e zgjerimit të BE-së të përgatitur nga Tonino Piculla, deputet socialdemokrat nga Kroacia, i cili është raportues i PE-së për këtë strategji.

Në propozime po ashtu thuhet se duhet “të bëhet prioritet përshtatja e vendeve nga procesi i zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe të vazhdohen negociatat e anëtarësimit me Serbinë, vetëm nëse ky vend i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë”.

S.S/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja