Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk do të zhvillojë vizitën në Kosovë, në kuadër të fushatës parazgjedhore për president të Serbisë.

Anulimin e vizitës së paraparë për të mërkurën në Leposaviç, kryeministri serb thotë ta ketë bërë, për shkak se nuk pranon kushtëzimet që ia ka bërë Qeveria e Kosovës.

“Nuk do të shkoj në Kosovë. Nuk vjen në shprehje një presion i llojit të tillë, as ‘cirku’ që po bën Prishtina”, ka thënë Vuçiq, pë televizionin shtetëror serb “RTS”. 

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në lidhje me vizitën e kryeministrit serb në Kosovë, ka marrë vendim për ta lejuar këtë vizitë, për vetëm tri orë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com