Në vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sot ka qëndruar në Beograd, ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili pas takimit tha se kanë realizuar bisedë shumë të mirë me të.
“Kemi pasur bisedime shumë të mira, do t’i kemi gjithë ditën, jam i kënaqur me vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, ardhja e saj në Beograd është shumë e rëndësishme për ne", tha Vuçiç pas takimit.
Von der Leyen theksoi se BE-ja dëshiron që Serbia të jetë në BE. Ndërkohë, Vuçiç tha se BE-ja si partneri më i rëndësishëm ekonomik do të thotë jetë për qytetarët e Serbisë, derisa shtoi se investitorët më të mëdhenj vijnë nga BE-ja.
“Republika e Serbisë është partneri kryesor tregtar i Bashkimit Europian nga Ballkani Perëndimor. Republika e Serbisë ka një peshë prej 50 për qind në eksportin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Pra, vetë Serbia 50%, të gjitha të tjerat 50 për qind dhe po ashtu në dhjetë vitet e fundit ka arritur mesataren më të lartë të rritjes vjetore të eksporteve në Bashkimin Europian në vlerë prej 14.4%”, tha Vuçiç.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen theksoi se qëndrimi europian është që Kosova të formojë Asociacionin, ndërsa Serbia njohjen de facto për Kosovën.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1194
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisionarja Kos kërkon hetime për dhunën ndaj protestuesve në Serbi
5 Shkurt, 16:17
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Serbët akuzojnë njëri-tjetrin për blerje votash
5 Shkurt, 15:52
-
'Politico': Si Shqipëria dhe Serbia u bënë bashkë për 'Euro U21'
4 Shkurt, 22:32
-
Rektorati i Universitetit të Beogradit refuzon ftesën për dialog nga presidenti Vuçiç
4 Shkurt, 16:51
-
UEFA e bën zyrtare, Euro 2027 organizohet në Shqipëri dhe Serbi! Ndeshja hapëse në Novi Sad, finalja në Tiranë
4 Shkurt, 15:27
-
Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj
4 Shkurt, 15:02
-
OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite! Grenell publikon shifrat, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon
4 Shkurt, 14:20
-
Gjendet një rakethedhëse në Kosovë, pranë kufirit me Serbinë (FOTO)
4 Shkurt, 09:49
-
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
3 Shkurt, 16:57
-
Augustin Palokaj: Të gjithë kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë sesa dialogu
3 Shkurt, 15:29
-
Grenell sulmon Kurtin: S'është i besueshëm për SHBA! Ndërkombëtarët, të bashkuar kundër tij! Ai është arsyeja që kompanitë amerikane s'shtohen në Kosovë
3 Shkurt, 15:27
-
Protestat masive të studentëve, Vuçiç: Garantoj me jetën time se nuk do të ketë një qeveri tranzitore apo ekspertësh
3 Shkurt, 14:05