Vuçiç: Do ta dënoj Rusinë kur Ukraina të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Vuçiç: Do ta dënoj Rusinë kur Ukraina të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainë nga Rusia, kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy të “dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”.

"Serbia gjithmonë ka mbështetur integritetin e Ukrainës dhe nuk ka pasur ndryshime”, tha Vuçiç për Pink TV gjatë vizitës në Monako.

Ushtria ruse gjatë stërvitjeve në poligonin Kuzminsky në rajonin rus, Rostov. Janar, 2022.

Ai iu kundërpërgjigj deklaratës së ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, i cili tha se populli ukrainas pret që Serbia të dënojë lëvizjen e Rusisë për të njohur Donjeckun dhe Luhanskun si entitete të pavarura.

Bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe kishin filluar pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të mbajtura në Rambuje dhe Paris në shkurt dhe mars 1999.

Sulmet ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake nisën më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjatën për 78 ditë. Kjo ndërhyrje i dha fund luftës në Kosovë.

Ndryshe, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë dënuar vendimin e Rusisë për të njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. Vetëm lideri serb i Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, nuk e ka dënuar këtë veprim të Rusisë dhe ka thënë se shteti i tij duhet të qëndrojë neutral ndaj zhvillimeve në Ukrainë./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas një periudhe intensive, është koha për një pushim, horoskopi për sot

Pas një periudhe intensive, është koha për një pushim, horoskopi për sot