Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të takohet sot me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret.
Siç njoftoi kabineti i tij, Vuçiç sot në orën 08:30 në Beograd do të takohet me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.
Temë e takimit do të jetë gjendja aktuale në Kosovë, pas ngjarjeve në Banjskë, kur në përleshje mbeti i vrarë një polic i Kosovës, si dhe katër terrorist serbë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)