Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur sot në Beograd Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Vuçiç ka thënë se gjatë takimit Von Der Leyen ka thënë të njëjtat gjëra që kanë thënë edhe Macron, Scholz dhe Meloni në takimet e Brukselit.
Vuçiç pretendon se Serbia është e gatshme të përmbushë obligimet e saj, megjithatë ka thënë se për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë kundër kushtetutës së saj.
“Ne ende nënkuptojmë gjithçka që thashë në Bruksel. Serbia është e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ajo i di detyrimet e saj, do t’i përmbushë ato. Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, tha Vuçiç.
Vuçiç ka thënë se “Serbia do të sillet me përgjegjësi për përmbushjen e obligimeve të saj duke pritur që të tjerët të përmbushin atë për të cilën u angazhuan 11 vjet më parë”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar sot se për Serbinë pavarësia e Kosovës nuk është çështje dhe se nuk e ka problem ta thotë këtë para Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje, me krenari e them para Presidentes së Komisionit Evropian, ne i dimë obligimet tona nga dialogu, jemi të gatshëm t’i përmbushim, por duhet të theksoj një gjë që 11 vjet dhe para të gjitha marrëveshjeve, Prishtina e cila kishte vetëm një obligim, Asociacionin, nuk e bëri këtë”, tha Vuçiç.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
30.9%
-
Të gabuar
66.2%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 3228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurti i drejtohet BE-së me një letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
11 Shkurt, 20:24
-
Trump uron Vuçiçin në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë
11 Shkurt, 15:24
-
Trump vendos tarifa doganore prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit! Ursula von der Leyen: Kjo masë nuk do të mbetet pa përgjigje
11 Shkurt, 08:14
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç: Lista Serbe arriti fitore të rëndësishme për Serbinë
10 Shkurt, 22:49
-
'E turpshme, nuk duhej të ndodhte', reagime të ashpra në Kosovë për bashkëpunimin e FSHF-s me Serbinë për Euro U-21
10 Shkurt, 11:46
-
Zgjedhjet në Kosovë, fiton Vetëvendosja e Albin Kurtit por lideri sfidues mori më pak mbështetje se në 2021
10 Shkurt, 07:59
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Serbët i kthehen votimeve në veri, Vuçiç thirrje: Votoni Listën Serbe! 5 të ndaluar për shkelje zgjedhore
9 Shkurt, 09:57
-
Shpërthen goma e makinës me të cilën po udhëtonte presidenti Vuçiç (VIDEO)
8 Shkurt, 22:20
-
8 vjet burg për korrupsion, kush mund të jetë ambasador i ri i Trumpit në Beograd?
8 Shkurt, 18:34
-
Petkoviç: Ndërkombëtarët kanë garantuar se serbët mund të shkojnë në Kosovë për të votuar
8 Shkurt, 17:27
-
Rama intervistë me El Mundo: Afganët nëse duan mund të qëndrojnë! Për zgjedhjet në Kosovë s'kam preferencë! TikToku toksik, pezullimi punë ditësh
8 Shkurt, 10:34
-
Frrok Çupi: Këtu rrejnë të gjithë, thotë Albini
7 Shkurt, 16:50