Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në 22 tetor në Beograd.

Nga Berlini shefi i qeverisë serbe ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për çështje serioze.

“Do të jemi mikpritës të mirë. Do të diskutojmë çështje serioze dhe mendoj se kjo është një mundësi e madhe për kompanitë serbe. Është një mundësi për eksportet, sepse Shqipëria është një treg ideal për Serbinë”, ka thënë Vuçiç. Ai ka thënë se strategjia për të hyrë në tregun shqiptar duke u studiuar mirë.

 Ky është takimi i parë i liderëve të të dy vendeve në 68 vjet, që nga takimi midis Josip Broz Tito dhe Enver Hoxha në vitin 1946, u tha Vuçiç gazetarëve në Berlin.