Vuçiç i ashpër: Askush nuk flet dot me Serbinë me shantazhe e kërcënime
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është takuar me homologun e tij qipriot, Nikos Anastasijadis, me të cilin kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Presidenti serb, Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është takuar me homologun e tij qipriot, Nikos Anastasijadis, me të cilin kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Pas takimit, në një konferencë për media Vuçiç deklaroi se Serbia sipas tij është e përkushtuar në kultivimin e marrëdhënieve sa më të mira me të gjitha shtetet, por siç thotë ai shteti i tij do të respektojë dhe vlerësojë vetëm ato vende të cilat ishin përkrah Serbisë në momente të vështira, raportojnë mediat kosovare.
“Askush nuk do të mund të flas me Serbinë në gjuhën e shantazhit, kërcënimeve dhe ultimatumit, asnjë bazë në të drejtën ndërkombëtare publike nuk parashikon që ne duhet të pranojmë atë që është në interes ekskluziv për shqiptarët”, ka deklaruar Vuçiç.
Madje sipas Vuçiçit, presidenti qipriot dhe shteti i tij është i vetmi që e kupton situatën e Serbisë dhe e përkrah atë në ruajtjen e sovranitetit të vendit dhe në integrimet evropiane.
“Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, dhe them se do të jetë e vështirë, sepse aty është kapitulli 35 për Kosovën, dhe kjo është shqetësuese, asnjë shtet tjetër nuk e ka pasur këtë kusht, por gjithsesi shpresoj do të gjejmë zgjidhje edhe në këtë aspekt.”
Ndryshe, Qipro është njëri nga pesë shtetet e BE-së i cili nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë Ndryshe kohë më parë Presidenti Vuëië kishte bërë thirrje për dialog për Kosovën dhe për “pajtim historik me shqiptarët”.
Për këtë, disa e brohorasin si vizioner, ndërsa kritikët dyshojnë për një manovër taktike. Por qasja e tij ndaj Kosovës ndryshon kohë pas kohe. Ai në muajt e fundit ka ashpërsuar gjuhën ndaj shtetit të Kosovës.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
26 Nëntor, 17:19
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:45
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:43
-
VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin serb, Garda ndërhyn për t'i ndarë
25 Nëntor, 13:56
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
vetem kriminela lufte jeni-prej sllovenis-kroacis.bosnjes-kosoves.vetem krime shkiet kann bere,kurr skeni me mujt mi qel syte per krime dhunime qe keni bere.ju hupt fara.
Përgjigju