Vuçiç i prerë nga Brukseli: Nuk do i vendosim sanksione Rusisë, as nuk do e njohim Kosovën

Vuçiç i prerë nga Brukseli: Nuk do i vendosim sanksione Rusisë, as nuk do e njohim Kosovën

Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nga Brukseli ka thënë se Serbia nuk mendon të ndryshojë politikat e vendit.

Ai ka ritheksuar se Serbia nuk mendon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, teksa ka përsëritur sërish se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën.

“Për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të gjitha dyert janë të hapura për ne, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të njohur Kosovën e pavarur, gjithçka është e mundur, por ne nuk jemi të interesuar, nuk dua të ndryshoj politikën që kemi miratuar.

Më tej presidenti serb nënvizoi se deri më tani është dëshmuar të jetë një politikë e mirë dhe nuk më intereson shumë kush do të më kritikojë për çfarë duke theksuar se ka shumë kohë në politikë dhe nuk do të ndryshojë bindjet për shkak të presioneve të kujdo.

“Serbia nuk është një grusht tërshërë që të gjithë po e shantazhojnë dhe kushdo mund ta grabisë. Pra le të bëjnë punën e tyre, ne të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiç.

Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, zhvilloi dje (3 dhjetor) në Bruksel takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë me të cilët ka biseduar për dialogun për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për sulmin në Banjskë dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Spinoza në Zubin-Potok

Veton Surroi: Spinoza në Zubin-Potok