Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se arritja e një marrëveshjeje me Kosovën do të jetë e vështirë.
Është shumë vështirë të arrijmë ndonjë lloj marrëveshjeje. Nuk jemi afër marrëveshjes, nuk ka marrëveshje ... Nëse ka një të tillë do të informoj njerëzit e mi për çdo gjë.
Vuçiç
I pyetur për faktin se shqiptarët nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja ka ardhur për bisedime në Tiranë, Vuçiç u shpreh se nuk ka frikë nga bisedimet e tilla për më tepër që dëshirat e tyre nuk janë një gjë e re.
Le të presim rezultatet. Në një marrëveshje të mundshme me shqiptarët, duhet të dimë që ne të gjithë do të humbim pak. Dhe nëse dikush mendon se kam frikë nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, nuk më njohin mirë dhe gjithashtu nuk e njohin frymën serbe.
Vuçiç