Vuçiç: Kosova të mos mbajë zgjedhje të reja në veri pa u dhënë autonomi serbëve

Vuçiç: Kosova të mos mbajë zgjedhje të reja në veri pa u dhënë autonomi serbëve

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar nga Kosova që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarët e komunave në veri të vendit derisa të arrihet një autonomi më e madhe për serbët, të cilët përbëjnë shumicën vendore në veri dhe që kishin bojkotuan zgjedhjet që u mbajtën pak javë më parë. Në një intervistë për Reuters-in (9 qershor 2023) Vuçiç tha se të gjithë serbët në veri e perceptojnë Serbinë si vendin e tyre.

"Të gjithë serbët në veri e perceptojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti". Ai gjithashtu theksoi se "duhet të jetë dikush që të marrë situatën nën kontroll dhe të organizojë zgjedhjet (e reja) atje".

Vuçiç theksoi se autoritetet në Kosovë duhet të bëjnë disa lëshime për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja.

"Ne ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë (shqiptare të Kosovës) dhe të kryetarëve të komunave", - ka thënë Vuçiq.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i tha Reuters në fillim të këtij muaji se vendi mund të zhvillojë zgjedhje të reja në komunat në fjalë nëse 20% e votuesve nënshkruajnë një peticion duke i kërkuar ato. Ajo akuzoi gjithashtu Serbinë për ndërhyrje.

Në përgjigje, Vuçiç tha se "është e tmerrshme ajo për të cilën ata njerëz po flasin" dhe ai akuzoi Kurtin se nuk ishte i gatshëm për kompromis. “Jam i sigurt që (Kurti) nuk do të investojë asnjë minutë nga koha e tij dhe as një pikë djerse për të gjetur një zgjidhje kompromisi”.

Ai tha se Serbia po shqyrtonte nëse do të ulte gatishmërinë e saj luftarake.

"Ne do t'i mbajmë trupat tona në gatishmëri të lartë, jo në gatishmërinë më të lartë luftarake, sepse kjo kushton shumë."

Vuçiç i tha gjithashtu Reuters në intervistë se Beogradi ishte në bisedime për të blerë avionë luftarakë Rafale nga Franca dhe për të forcuar më tej ushtrinë e tij me armë perëndimore. Ai tha se Serbia mbetet në rrugën e anëtarësimit në BE dhe kishte arritur të balancojë politikat e saj të jashtme për të lejuar vazhdimin e marrëdhënieve miqësore me aleatin historik Rusinë dhe me Kinën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/06/2023 02:57

    AUTONOMI!!! E nxorri koken nga vrima gjarperi!

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 09/06/2023 21:43

    Kjo është fytyra e vërtetë dhe e përhershme Vuçiçit: taktikat e tij dhe kërkesat e pamundshme për t'u realizuar nga Kosova dhe sjellja e tij si urdhërdhënës legjitim për çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjë Kosova kanë qëllimin për ta mbajtur atje situatën të destabilizuar. Ata që i besojnë këtij krimineli se mund të sillet si njeri dhe politikan i arsyeshëm bëjnë një gabim trashanik dhe me pasoja për stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Është për të ardhur keq.

    Përgjigju
  • Nsnei: 09/06/2023 20:54

    Kushtetuta e Kosoves duhet te perditesohet me kete perkufizim juridik. Serb eshte qimja e e ketij timit qe perbehet nga nje larmi ngjyrash dhe formash perfshire ketu dhe kacurrel! Vendodhja e serbeve eshte perreth ketij timit! Flmnd!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje