Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të saj ta se është gati të vdesë por nuk e dorëzon pushtetin pa pasur zgjedhje.
“Të gjitha zgjedhjet do t’i bëj, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam frikë fare! Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por atyre nuk do t’u dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje”- ka thënë Vuçiç gjatë mbledhjes.
Mediat serbe, thonë se të enjten, në seancën e Qeverisë në të cilën ishte ftuar, Vuçiç do të shpallë "një vendim të rëndësishëm që do të përcaktojë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të tij, duke përmendur edhe ndryshimin e qeverisë.
Protestat "Serbia kundër dhunës" janë mbajtur në të gjithë Serbinë gjatë pesë javëve të fundit, si përgjigje ndaj dy krimeve masive në të cilat u vranë 18 persona.
Tubimet më masive janë në Beograd, ku dhjetëra mijëra njerëz marshojnë çdo të premte ose të shtunë duke kërkuar dorëheqjen e Vuçiç.
Kërkesat e protestës janë shkarkimi i Ministres së Brendshme Bratislava Gashiq, kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin, shkarkimi i Këshillit të REM, anulimi i programeve të realitetit që promovojnë dhunën, heqja e licencave për frekuencat kombëtare. nga televizionet Pink dhe Happy, mbyllja e tabloideve që propagandojnë dhunën dhe shkarkimi i drejtuesve të RTS-a.
Kërkesa e vetme që nga fillimi që është përmbushur deri më tani është dorëheqja e ministrit të Arsimit Branko Ružić.
Po ca thoni more komuniste shqiptare te faqja e komunistit italian qe po ju rrjep perdite. Votoni Po se jeni komuniste dhe u intereson kthimi i bashes qe perdhunuesi juaj te rrije sa me gjate mbi ju? Ok, por ne fakt po jua fut dhe komunisti italian, eeee, apo se keni kuptuar akoma? mbajeni brenda meqe ju pelqen, vetem kujdes se duhet liruar vrima kur tju vije per te dhjere ate qe keni ngrene
Përgjigju