Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

"Jeta është luftë! Asnjë dorëzim”, ky është mesazhi kërcënues që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri përmes një postimi në Instagram.

''Asnjë qëndrim në këmbë, pa gjumë. Serbia po punon, Sroija po ndërtohet! Jeta është luftë, Serbia do të fitojë'', shkroi Vuçiç në Instagram krahas një video. 

Sipas mediave të huaja, kjo vërteton deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti për alarmin e hakmarrjes nga Serbia. Shefi i ekzekutivit ka alarmuar për rrezikun e një lufte që mund ta nisë Serbia në rajon.

Po ashtu, është cituar edhe Albin Kurti duke thënë se shteti serb nuk ka hequr dorë nga hakmarrja në Kosovë.

"Aspak, Vuçiçi thjesht po e mashtron Perëndimin. Elita që e dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Vuçiqi ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, u shpreh Kurti.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje