Vuçiç mesazh Kurtit për zgjedhjet e prillit, tregon se synon mbajtjen e tyre edhe në Kosovë

Vuçiç mesazh Kurtit për zgjedhjet e prillit, tregon se synon mbajtjen e tyre edhe në Kosovë

Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e Serbisë, ku serbët më 3 prill do të munden të votojnë jo vetëm në veri, por edhe në Kosovë.

Vuçiç i ka dërguar mesazh kryeministrit Albin Kurti, se shpreson që të mos ndërhyjë dikush në votimin e serbëve në Kosovë, duke paralajmëruar edhe për pasoja. Madje, kur gazetari i tha se kryeministri i Kosovës ishte më i fortë se shtetet e QUINT-it dhe BE-ja, pasi e ndaloi referendumin serb në Kosovë, Vuçiç qeshi duke thënë se ‘ishte një shaka e mirë’.

“Shpresoj dikush do ta kuptojë se cilat do të ishin pasojat nëse kjo nuk do të ndodhë. Unë jam i vrenjtur dhe rrudh vetullat, por buzëqesh kur QUINT-i thotë se kanë lëshuar komunikatë, por Kurti nuk ka dashur t’i dëgjojë [lidhur me mbajtjen e referendumit serb në Kosovë]”, tha Vuçiq për TV Pink.

Gjithashtu, Vuçiç tha se sa i përket mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, disa faktorë të tjerë janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, duke mos përmendur emra./GazetaExpress

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 23/01/2022 13:55

    NUK DUHET TE K ERKOJME AS NE QE VOTUESITE GURBETQARE TE NA VIJNE,T'I MASHTROJME E T'I JOSHIM E T'I LEMOJME PER TE NE VOTUAR,KESHTU AS VUCIQ E VUQIQAT E SHKUAR E TE ARSHEM SERB,MOS TE MASH TROHET E TE MAHSTROJNE SE NE KOSOVE MBAJNE ENDE ZGJEDHJE,SIKUR KOSOVA TE JETE SERBEI

    Përgjigju
  • Iris: 23/01/2022 04:18

    Shpresoj qe dhe Vucic t'a kuptoje qe Kosova nuk eshte krahine e Serbise,por shtet i pavarur dhe se e vetmja menyre qe serbet-kosovare te marrin pjese ne votime eshte qe ata te kene dy shtetesi serbo-kosovare dhe 1- te votojne me poste si emigrante,ose 2- te shkojne e te votojne fizikisht ne Serbi,ose ne amb.serbe ne Kosove,po t'a njihte si shtet.Cdo lloj tjeter menyre votimi eshte shkelje ligji dhe Kosova ka te gjitha te drejtat qe te mos e lejoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë