Vuçiç nga Davos: Marrëdhëniet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira

Vuçiç nga Davos: Marrëdhëniet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë  fjalimit të tij në Forumi Ekonomik të Davosit është shprehur se Serbia është e kënaqur nga niveli i marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat sipas tij kurrë nuk kanë qenë më të mira se sot.

"Jemi të kënaqur me këto marrëdhënie që kemi sot. Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira se sot”, tha ai. 

Lidhur me nismën e Ballkanit të Hapur, Vuçiç tha se Serbia mirëpret me ‘derën hapur’ të gjitha vendet e tjera të rajonit që duan t’i bashkohen dhe të bashkëpunojnë.

“Kushdo që dëshiron bashkëpunimin është i mirëpritur. I kemi ftuar të gjithë, por jemi të kënaqur me marrëveshjen që kemi sot. Do të donim që t’i bashkoheshin të gjitha vendet, por jemi të kënaqur, sepse kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë”, tha Presidenti serb.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër