Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, tha se ka pasur bisedime produktive me Emmanuel Macron, Friedrich Merz, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa, duke shtuar se pret përparim të Serbisë në rrugën europiane në periudhën e ardhshme.
Vuçiç u shpreh se Serbia mbetet e orientuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe se ky është objektivi strategjik i vendit.
Duke folur për Malin e Zi, ai theksoi se “njerëzit në Mal të Zi janë motrat dhe vëllezërit tanë”, ndërsa nënvizoi se nuk ndërhyn në zhvillimet e brendshme politike në Podgoricë.
“Nuk përzihem në politikën e Malit të Zi, sepse nuk është puna ime”, tha Vuçiç.
Lajmi kryesor:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, Von der Leyen nxit përpara zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e rajonit: Të shpejtohet procesi!






