Qeveria e Serbisë do të miratojë të premten masa të reja për Beogradin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit, paralajmëroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, ai tha se klubet e natës dhe kafenetë që nuk kanë kopshte do të mbyllen për dy javë, nga ora 23:00 deri në 06:00, raporton Evropa e Lirë.
Vuçiç tha se të gjitha konviktet studentore në Beograd do të mbyllen po ashtu.
Ai theksoi se problemi më i madh me koronavirusin aktualisht është në Beograd, ku ndodhen "82.5 për qind e të infektuarve".
Vuçiç po ashtu tha se nga e hëna, ata që nuk bartin maska mbrojtëse në hapësirat e mbyllura në Beograd, do të gjobiten financiarisht.
Autoritetet në Serbi njoftuan të enjten se gjashtë pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët paraprake.
Të enjten u konfirmuan edhe 359 raste të reja me koronavirus.
Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, Serbia ka konfirmuar mbi 15,000 raste.
Prej tyre, 287 kanë vdekur, ndërsa aktive janë 1,996.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja në ditët e fundit, disa qytete të Serbisë, përfshirë: Novi Pazarin, Tutinin, Kragujevcin dhe Vranjën, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.5%
-
Jo
20.2%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor, 09:52
-
Spiunimi i BIA-s, Serbia në 'burgun digjital'
18 Dhjetor, 08:22
-
Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?
17 Dhjetor, 17:34
-
Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës
17 Dhjetor, 17:28
-
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
17 Dhjetor, 16:30
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor, 15:30
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor, 18:25
-
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze
16 Dhjetor, 14:31
-
Sulmi terrorist në Banjskë, Radoiçiç pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul në ekstradim
15 Dhjetor, 15:29
-
SHBA sanksione ndaj industrisë serbe të naftës, reagon sërish Vuçiç: Nuk i kam parë dokumentet! S' jam gati të vendos sanksione ndaj Moskës
14 Dhjetor, 13:22
-
BE me draft-konkluzione për Kosovën dhe Serbinë
14 Dhjetor, 12:15
-
Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'
13 Dhjetor, 16:04