Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se pret që vizita e homologut të tij shqiptar, Edi Rama, më 10 nëntor, të jetë e dobishme dhe frytdhënëse, sipas radiotelevizionit kombëtar serb, B92.
"Mendoj se mbrojta interesat tona kombëtare në mënyrën më të mirë duke i bërë të ditur gjithkujt se ne dëshirojmë paqen dhe stabilitetin në rajon", deklaroi Vuçiç për gazetarët në Beograd.
"Interesat e Serbisë janë të mbrojtura me vendimin për të shtyrë vizitën e Ramës", shtoi ai.
"Disa persona vepruan në mënyrë të gabuar, ndërkohë që të gjithë autorët e incidenteve dhe të sulmeve kundër bizneseve të shqiptarëve etnikë në Serbi janë arrestuar", theksoi kryeministri serb.
Vuçiç refuzoi të komentonte lidhur me spekulimet rreth protokollit të vizitës së homologut të tij shqiptar dhe shtoi se Rama "nuk ka kërkuar të marrë pjesë në një manifestim politik në Preshevë".
ATSH
/Shqiptarja.com