Vuçiç prezanton planin e tij me 10 pika në parlamentin serb: Do të këmbëngulim në formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe në Kosovë

Vuçiç prezanton planin e tij me 10 pika në parlamentin serb: Do të këmbëngulim në formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe në Kosovë

Në Serbi është zhvilluar sot seanca e veçantë në parlament ku është folur për raportin e negociatave me Kosovën. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka prezantuar një plan prej dhjetë pikash për politikën e Serbisë në periudhën e ardhshme. Ai foli edhe për planin franko-gjerman duke thënë se pika katërt e tij ku thuhet se ‘Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’, është më e vështira.

Pikat e prezantuara nga Vuçiç:

Pika 1: Politika jonë do të jetë ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Me çdo mjet dhe me çdo kusht do të përmbahemi dhe s’do t’i përgjigjemi provokimeve nëse nuk kërcënohet jeta dhe prona e njerëzve, sepse paqja dhe stabiliteti nuk janë sllogane, është diçka që sjell jetë në Serbi, e cila na lejon të ruajmë mbijetesën biologjike të popullit tonë.

Pika 2: Këmbëngulja në formimin e AKS’së, e cila duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Kosovë dhe Metohi, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë.

Pika 3: Siguri për serbët në Kosovë dhe Metohi, që askush të mos shqetësohet kur fëmija dërgohet në shkollë, sepse ka emër dhe mbiemër serb.

Pika 4: Jetë më e mirë për popullin tonë në Kosovë dhe Metohi

Pika 5: Të diskutohet dhe negociohet për të gjitha temat që kanë të bëjnë me të gjitha çështjet kyçe lidhur me bashkëpunimin e serbëve dhe shqiptarëve se në çfarë mënyre përfaqësohen ata në ndonjë organ.

Pika 6: Ruajtja e interesave tona jetike shtetërore dhe kombëtare, ruajtja e vendimmarrjes sonë të pavarur, që askush të mos na ndërhyjë, të mos shkojmë në Uashington, Moskë apo Bruksel për të marrë mendim, që vendimet merren vetëm në Serbi, duke respektuar  Kushtetutën e Serbisë.

Pika 7: Interesi ynë jetik është të qëndrojmë në rrugën evropiane sepse rruga evropiane nënkupton investime dhe standarde, paga dhe pensione.

Pika 8: Rritja e Serbisë, energjia, ushqimi dhe ushtria, ku ushqimi është shumë i rëndësishëm, ushtria duhet të jetë dy-tre herë më e fortë se sot, sepse e ka ruajtur popullin tonë në Kosovë e Metohi. Ne kemi nevojë për zhvillimin e shëndetësisë, në të cilën duhet të investojmë më shumë.

Pika 9: Vazhdimi i bisedimeve, nuk i ndalim bisedimet, sepse do të ishim plotësisht të izoluar, askush nuk do të fliste me ne dhe nuk mund të funksionojmë vetë në botën moderne.

Pika 10: Pavarësisht të gjitha krizave, pagat do të rriten, do të arrijmë në disa vende të BE-së dhe kjo do t’i kthejë njerëzit në Serbi.


Lajmi kryesor:

Opozita e quan ‘tradhtar’ Vuçiç, konfliktohen fizikisht deputetët në Serbi! Presidenti: S’guxoj ta prezantoj të plotë planin franko-gjerman


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë