Vuçiç: Qëllimi i vetëm i takimit me Albin Kurtin është ruajtja e paqes dhe stabilitetit

Vuçiç: Qëllimi i vetëm i takimit me Albin Kurtin është ruajtja e paqes dhe stabilitetit

Aleksander Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se qëllimi i vetëm i takimit të radhës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është që të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Gjatë një deklarate për shtyp në Beograd. Ai u tha gazetarëve se “nuk kërcënon askënd me asgjë”, por vetëm dëshiron të sigurohet se po respektohen rregullat ndërkombëtare dhe normat juridike publike.

“Ato janë marrëveshje të cilat janë të vlefshme dhe në fuqi, dhe duhet të respektohen dhe zbatohen”, tha ai, duke shtuar se në këto marrëveshje përfshihen respektimi i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshja Brukselit.

Vuçiç foli edhe për çështjen e targave të makinave që përdoren nga serbët në Kosovë, e të cilat Prishtina po kërkon që të zëvendësohen nge targat RKS (Republika e Kosovës).

"Nëse dikush dëshiron ta bëjë këtë me forcë, ju mund të bëni gjithçka me forcë. Do të flasim për gjithçka, por a do të kenë këto bisedime ndonjë kuptim, për çka unë dua të besoj, do ta shohim pas dy-tre ditësh", tha ai.

Më 14 gusht, Bashkimi Evropian ftoi liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”. 

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rindezën pas ngjarjeve në veri të Kosovës më 31 gusht, ku serbët lokalë vendosën barrikada, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, si edhe sulmuan policinë. Ata morën shkas nga marrëveshja për reciprocitetin e targave që supozohej të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, për shkak të tensioneve, Kurti vendosi që të shtyjë një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Dialogu ka për synim normalizimin e raporteve. Kosova insiston se dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi. Takimi i radhës do të bëhet më 18 gusht në Bruksel.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur