Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Nju Jorku është qendra e forcës për shqiptarët.
“Qendra e forcës shqiptare nuk është në Prishtinë, as në Tiranë, por në Nju Jork. Lidhja e tretë e Prizrenit u formua në Nju Jork në 1946, dhe se na kushtoi shtrenjtë, sepse shuma të mëdha parash u investuan nga Nju Jorku” tha ai.
Dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi se është takuar me Vuçiçin në Nju Jork, dhe se në muajin tetor do të nënshkruhet marrëveshja për “Shengenin ballkanik”, ku përveç Shqipërisë dhe Serbisë, përfshihet edhe Maqedonia e Veriut.
Komento