Vuçiç rizgjidhet president, analisti nga Kosova: E prisnim, por jo që në raundin e parë! Marrëveshja Serbi-Shqipëri pozitive! Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, një moment historik

Analisti nga Kosova Agim Krasniqi duke tha në Report Tv se rizgjedhja e Aleksander Vuçiç në krye të presidencës ishte e pritshme, por jo që në raundi e parë, ndërsa shtoi se serbët e mbështesin atë.

“Për ne shqiptarët çdo qeveri e Serbisë mund të konsiderohet e njëjtë. Nga përvoja e deritanishme jemi skeptik sa I përket pushteteve në serbi lidhur me qasjen ndaj Kosovës. Nuk ishte befasuese rizgjedhja e Vuçiç, por diferenca është befasuese, pasi i fitoi që në raundin e parë. Serbët e mbështesin shumë Vuçiç.”, tha ai.

I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj analisti tha se Vuçiç nuk do e ketë të lehtë qeverisjen këto 4 vjet. Kjo pasi në parlament do të ketë 3 deputet të së djathtës pro Brukselit

“Vuçiç kontroll pjesën më të madhe të mediave dhe pjesa opozitare nuk kishte hapësirë. Kësaj radhe tre subjektet politikë të së djathtës do të jenë pjesë e parlamentit serb dhe pikërisht kjo e djathtë është deklaruar pro Brukselit dhe anëtarësimit të Serbisë në NATO. Futja e subjekteve të së djathtës në pralament do të bëjë që Vuçiç mos ta ketë shumë të lehtë qeverisjen.”, shtoi ajo.

I pyetur lidhur me “Open Ballkan” dhe furnizimin e Shqipërisë me grurë nga Kosova, ai tha se në një kohë të tillë është me rëndësi vendet të ndihmojnë njeri-tjetrin.

“Në këtë situatë që gjendemi, kriza të mëdha ekonomike kanë filluar të prekin shumë vende. Një bashkëpunim në faza normale, është në interes të qytetarëve, pasi ka rritje të lartë të çmimeve. Dy shtete duhet të bashkëpunojnë në funksion të interesave.”, u shpreh ai.

Analisti theksoi faktin se Kosova qëndron pranë Ukrainës moralisht, pasi financiarisht nuk e ka mundësinë. Ai shtpoi se dyert e vendit janë të hapura për të gjithë ukrainasit që duan t’i shpëtojnë luftës.

“Kosova është pranë Ukrainës, pavarësisht se nuk kemi mundësi financiare të ndihmojmë. Ne jemi gati t’i pranojmë në territorin tonë, jemi shprehur të gatshëm.”, u shpreh ai.

I pyetur lidhur me pozicionin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ai tha se ky është një “moment historik”.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda