SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë ceremonisë provuese së oficerëve të rinj serbë tha se Serbia dhe populli i saj  nuk do t'i japë askujt Kosovën dhe as një pëllëmbë nga toka e saj.

“Ata që kërcënojnë sot Serbinë dhe popullin tonë nuk e kanë kuptuar kurrë vendosmërinë, vendosmërinë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur atë që është e jona. Thjesht duam të jemi të tanët dhe prandaj askujt nuk do t'ia japim as Kosovën, as ndonjë pjesë tjetër, as një pëllëmbë të tokës sonë”, kështu deklaroi presidenti  Serb Aleksandër Vuçiç  në Beograd në promovimin ceremonial të oficerëve më të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Presidenti serb theksoi se Forcat e Armatosura duan paqe.

“Kush e di më mirë se ushtria se çfarë është lufta, pikërisht për këtë edhe ushtria jonë do paqe. Ne duam prosperitetin dhe zhvillimin e Serbisë, një jetë të lumtur dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, dëshirojmë që Serbia të jetojë mirë, bukur dhe të sigurt, që të rinjtë të gjejnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre”, tha Vuçiç.

President serb u  shpreh se vendi i tij është i vendosur të ndjekë rrugën e neutralitetit ushtarak dhe këtë e bën me një hap të matur dhe të sigurt, nuk kërcënon askënd dhe nuk synon të shkaktojë ankth apo frikë për stabilitetin e askujt.