Vuçiç takohet në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova

Vuçiç takohet në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova

Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë, që gjendet në jug të Serbisë. Në këtë takim, që është i hapur për publikun, po marrin pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, dhe ministra të tjerë serbë.

Gjatë takimit ai tha se Kosova është e interesuar që Serbia ta njohë atë de facto dhe de jure dhe se “ata nuk janë aspak të interesuar se kur do të krijohet Asociacioni” i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Vuçiq tha se duhet të formohet Asociacioni në mënyrë që serbët të kthehen në institucione.

Presidenti serb në nisje të takimit prezantoi stimuj ekonomikë për komunitetin serb në Kosovë, që tha se do të financohen nga buxheti i Serbisë.

“Dhe pastaj do të shkojmë te situata e sigurisë politike, siguria dhe problemet politike”, tha ai.

Vuçiq tha se ë se në përputhje me atë që përfaqësuesit politikë të serbëve do të thonë në takim, do të "bëjnë konkludime" dhe do të mundohen t’i obligojnë autoritetet serbe që t’iu përmbahen atyre.

Vuçiq kishte njoftuar për këtë takim në Rashkë javën e kaluar, kur ai tha se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova do të dalin me një “platformë të përbashkët” për zgjedhjet në veri të Kosovës “dhe për të gjitha ngjarjet e ardhshme”.

Vuçiq paralajmëron platformë të përbashkët me politikanët serbë të Kosovës

Siç ka thënë ai, platforma do të përfshijë masa të sigurisë, politike, ekonomike dhe sociale për popullatën serbe në Kosovë, por Vuçiq nuk ka treguar konkretisht se për çfarë masash bëhet fjalë.

Presidenti serb po ashtu ka përsëritur se “përfaqësuesit serbë” nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet që planifikohen të mbahen më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Haradinaj kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Vendimi për zgjedhjet është marrë pasi kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbë të tjerë, më 5 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri. Bashkimi Evropian dhe vendet e grupit QUINT – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania – kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sejdi: 13/04/2023 22:19

    Duke u bazuar në mentalitetin shovinist mesjetar serbo-çetnik edhe të udhëheqjes aktuale të Serbisë, të cilin e kemi sprovuar, si në të kaluare, por edhe në ditët e sotme, më është ngulitur bindja, se kam të drejtën të besojë, se edhe plagosja e 11 prillit 2023 të taksistit serb, afër urës në Bistricë, është krye po nga autorë me përvojë nga arti i luftës udbeske dhe sipas direktivave të Beogradit, në vigjilje të takimit konsultativ, të Vuçiçit dhe klanit të tij, me “përfaqësuesit” serbëve të Kosovës në Rashkë... Sejdi Veseli 13 prill 2023 Prishtinë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë