BEOGRAD - Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i ka përtypur dot deklaratat e homologut të tij shqiptar në mes të Beogradit, e për këtë është hedhur menjëhere në sulm diplomatik.
 
Ai ka zhvilluar një takim me ambasadoret e Shteteteve te Bashkuara, Bashkimit Europian, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Pas takimit me ambasadorët e vendeve të Kuntit, shefi i qeverisë serbe deklaroi për mediat se i kishte njohur ata me atë që tha Rama dje në Beograd, dhe qëndrimin e Serbisë.