Vuçiç takon Von der Leyen: Avokimi për një Serbi evropiane, shumë i rëndësishëm

Vuçiç takon Von der Leyen: Avokimi për një Serbi evropiane, shumë i rëndësishëm

Ursula von der Leyen dhe Aleksandar Vuçiç

Rruga evropiane dhe avokimi për një Serbi evropiane janë shumë të rëndësishme për përparimin e vendit, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, të premten në Beograd.

Ai theksoi se Serbia do të punojë “me përkushtim” në rrugën drejt integrimit evropian.

Vuçiq u takua me shefen e KE-së Von der Leyen, e cila po qëndron në Serbi si pjesë e turneut të saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimi, ata diskutuan edhe për situatën gjeopolitike, për çështjen e Kosovës dhe për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE).

Presidenti serb tha gjithashtu se Von der Leyen i kërkoi Serbisë të ketë "përputhje shumë më të madhe me politikat e jashtme të BE-së".

Megjithatë, Vuçiq e përsëriti gjithashtu se Serbia do të mbajë marrëdhënie tradicionalisht të mira edhe me vendet e tjera.

Negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit janë praktikisht të ngrira tash e disa vite, për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Serbia thotë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por ajo nuk po pranon të rreshtohet përkrah Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, ndërsa përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian prej vitit 2012. Ajo filloi negociatat e anëtarësimit në janar 2014, por prej dhjetorit 2021, ajo nuk ka hapur asnjë grupim.

Vendeve kandidate u kërkohet t’i përputhin politikat e veta të jashtme dhe të sigurisë me ato të Bashkimit. Në momentin e anëtarësimit në BE, harmonizimi duhet të jetë i plotë.

Ursula von der Leyen deklaroi se Serbia është "një nga vendet më të përparuara në procesin e anëtarësimit" dhe se ka një "bazë të fortë për t'u bërë anëtare e BE".

Ajo shtoi se prania e saj në Beograd “është një shenjë e qartë se unë besoj se e ardhmja e Serbisë është në BE”.

Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2.

Por, Vuçiq paralajmëroi se deri në fund të vitit është e mundur hapja e një kapitulli të ri. “Ky do të ishte një sinjal i rëndësishëm se Serbia po përparon në rrugën evropiane”, tha Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu njoftoi tha se së shpejti do të rihapet Ambasada e Serbisë në Kiev.

Ambasada e Serbisë në Ukrainë mbyllet përkohësisht në fillim të marsit 2022, për shkak të mbrojtjes së sigurisë së personelit./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit