Vuçiç urdhëron nisjen e hetimeve për një aferë të dyshuar spiunazhi (VIDEO)

Autoritetet në Serbi thanë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka urdhëruar fillimin e hetimeve për një aferë të dyshuar spiunazhi, dyshimet për të cilën u nxitën nga video e postuar në rrjetet sociale, ku shihet një agjent i shërbimit rus të zbulimit, duke i dhënë para një zyrtari të shërbimit serb të sigurisë.

Një zyrtar i Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë, e njohur si BIA, i tha të mërkurën televizionit shtetëror serb se video xhirimi është autentik. Videoja u postuan më 17 nëntor në kanalin YouTube. Aty shihet një diplomat rus duke i dhënë një çantë agjentit serb në Beograd, nga e cila ky fundit nxori një zarf me para.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, se gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar një sërë takimesh me presidentin serb, Aleksandërr Vuçiç rreth kësaj çështjeje dhe se kjo situate do të diskutohet kur të mblidhen shefat e shërbimeve të zbulimit dhe kundërspiunazhit.

“Situata është serioze dhe Presidenti Vuçiç do të nxjerrë përfundimet e duhura pas shqyrtimit të hollësishëm”, tha ministri serb Aleksandër Vulin.

Më herët gjatë ditës, mediat serbe cituan kryeministren Ana Bërnabiç të ketë thënë që “nëse kjo del e vërtetë, do të jetë një problem i madh”.

Ishte gazetari bullgar Christo Grozev, i cili shkroi në rrjetin Twitter gjatë fundjavës se në videon e publikuar në YouTube, shihet ish ndihmësi i atasheut ushtarak në ambasadën ruse në Beograd që po takohej me agjentin serb në një operacion të fshehtë.

Zyrtarët në Kremlin u shprehën të bindur se marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë nuk mund të dëmtohen nga asgjë, pavarësisht që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka urdhëruar hetimin e raportimeve për një aferë të dyshuar spiunazhi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “marrëdhëniet me Serbinë janë partneritet vëllazëror. Asgjë nuk mund t’i dëmtojë ato”.

Në Beograd, presidenti serb priti ambasadorin, Alexander Bocan Harchenko, por nuk u dhanë hollësi pas takimit, ndonëse zyra e presidentit tha se takimi ishte pjesë e përgatitjeve për vizitën e tij në Moskë, në fillim të muajit të ardhshëm.

Serbia mbetet aleate e Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Europian. Beogradi është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton