Vula e PD në dorë të Alibeajt/ Bollino: Berisha më i dobët se ditën kur Basha e përjashtoi nga PD! Meta sot ka më shumë forcë! Vendimi i ‘Apelit’ s’favorizon Ramën

TIRANË- Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino, ka bërë një analizë të veprimeve politike që mund të pasojnë në kampin opozitës, pas vendimit të Apelit, që i dha vulën grupimit të Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë në Report Tv, për gazetarin Arbër Hitaj, Bollino tha se me vendimin e sotëm, Berisha ka humbur çdo mundësi për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, e ndërsa vuri theksin “i fituar” në këtë mes ka dalë Ilir Meta. Për Bollinon, tani më Meta, është më i fortë përballë Sali Berishës aq sa edhe mund ta kushtëzojë në veprime.

“Berisha e ka humbur prap kontrollin e PD, me siguri nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, jo me logo të vet. Topi kalon në duar të Ilir Metës, i cili jo rastësisht dje nxitoi të regjistronte Partinë e Lirisë në KQZ. Berisha mund të bëjë rekurs për 5 ditë në Gjykatën e Lartë, edhe nëse Berisha bën rekursin dhe Gjykata e Lartë me shpejtësi merr vendimin, gjykata ka 2 opsione, ose rrëzon “Apelin” dhe detyron që të marrë vendim pra jo t kaloj ënë shkallë të parë, ose e konfirmon dhe e kthen në shkallë të parë, në të dyja opsionet vula mbetet në dorë të Alibeajt. Kështu që të hënën, PD e Enkelejd Alibeajt brenda të hënës regjistrohet në KQZ dhe për 10 ditë mund të krijojë koalicion, me formulën që e ka bërë zgjedhjet e kaluarsBerisha nuk ka asnjë mundësi për të marrë pjesë me logo edhe komisionerët do të jenë të ndarë mes Partisë socialiste me 2 komisionerëve dhe PD e Enkelejd Alibeajt dhe ajo që mbetet mund të marrë koalicioni me forcën kryesore që mbetet Ilir Meta. Ne e dimë që Berisha nuk do të garojë me logon e vet në zgjedhje. Kjo mund të jetë thikë me 2 presa, me shumë gjasa PD shkon atje e dobësuar, me një bazë që do votojë kundër PD, dhe kjo do favorizojë kandidatët socialistë që mund të fitojnë më kollaj se sa me një koalicion të bashkuar. Kjo do të dëmtojë më shumë imazhin e PD. Çështja e vulës ka përfunduar për zgjedhjet e 14 majit, por për zgjedhjet e përgjithshme ai ka mundësi që gjykata mund të vendosë pro tij. Kjo është arsyeja pse revolucioni nuk bëhet në formë të dhunshme sepse ka kuptuar që ka një shpresë, por jo për këto zgjedhje. Ka një hipotezë të bashkimit të PD me Ilir Metën, dhe Berishën pa vulë, po është hipotetike. Ai është i zoti i shtëpisë që duhet të ftojë brenda Sali Berishës, si e ka bërë në 6 mars, por në një rang më të madh se sot po diskutohet për 61 bashki, Meta ka një forcë shumë më të madhe nga sa ka pasur më parë, se mund ta kushtëzojë, duke thënë se “jap kandidatin, por këshillat bashkiak i marr unë”. Ai mund të marrë kontrollin e Bashkisë, edhe pse kandidati është i Berishës por Këshilli Bashkiak është i tiji”, tha botuesi.

Për Bollinon, Sali Berisha mund të kishte shmangur këtë situatë ku ndodhet aktualisht, nëse do të krijonte një forcë politike të re. Ai tha se Berisha do të ishte në pozita më të favorshme nëse në 14 maj do të garonte me forcën e tij politike, por shton se nuk e ka bërë një gjë të tillë më tepër për çështje inati ndaj ish-kryedemorkatit Lulzim Basha.

“Në politikën aktive ai mund të ketë një zgjidhje shumë të thjesht, të krijojë një forcë politike të re, në fund të fundit Enkelejd Alibeaj është në minorancë, se shumica e PD ka treguar që është Berisha, pra ai e ka të thjesht të ndërtojë një forcë politike të re, siç ka bërë Meta për herë të dy, njëherë krijimi i LSI kur iku nga PS dhe tani ka ri themeluar një forcë tjetër. Duket se nuk e ka bërë më shumë për inat, se ai mund të ishte në zgjedhje me logon e vet, me foton e vet në logo, tani është pak paradoksale që kandidatët e Sali Berishës, do garojë me logo të ish-LSI, unë po mendoj Belind Këllëçin që do të dalë me logon e Partisë së Lirisë”, tha botuesi.

Pas këtij vendimi, Bollino është i mendimit se ka ardhur koha për një rithemelim të vërtetë brenda Partisë Demorkatike ose një rishkrim nga e para e historisë së kësaj force poltike, për të gjetur liderin që do duhet t’i drejtojë, pasi nuk i sheh këto karakteristika që t’i ketë Enkelejd Alibeaj.

“Alibeajn nuk e kam parë si një lider karizmatik që mund të drejtojë një forcë opozitare. Basha ka qenë deri diku, po me gjithë mbështetjen e Berishës ka humbur të gjitha zgjedhjet, PD duhet të kalojë në një rithemelim, me zgjedhjen e një kryetari të ri. Kjo është për ta rishkruar historinë nga zero, dhe e vështirë për të shpresuar për një fitore të bujshme të demorkatëve, përveç bastioneve, ndoshta Shkodër, Kukës, që janë tradicionalisht të djathtë, por nuk bëhet në Tiranë, Durrës, që nuk janë kaq të prerë djathtas, sfida bëhet më e vështirë”, u shpreh ai.

Nëse shumëkush e mendon këtë vendim të gjykatës së Apelit si në favor të Edi Ramës, ashtu si kurse edhe vetë Berisha e ka pretenduar, Bollino ndan një mendim krejtësisht tjetër. Ai thotë se për Ramën do të ishte më e thjeshtë nëse vula do të shkonte për Sali Berishën, por në kushtet kur kjo nuk ka ndodhur atëherë, kryeministri është përballë një sfide.

“Armiku kryesor i Ramës është vetë Rama, se nuk ka një opozitë përballë. Nga perceptimi që kam pasur, Rama ka qenë më shumë pro Berishës se Bashës, se me Berishën në krye të opozitës kishte një fitore të garantuar, nuk besoj se kjo e favorizon shumë Ramën, jo politikisht, se çdo lider politik forcohet kur ka një kundërshtar të forta, mungesa e një kundërshtari ndikon që të bëjë më shumë gabime, edhe pjesëmarrja në zgjedhje ku nuk ka një kundërshtar bie, edhe konsumimi me 3 mandate, nuk shkon në favor të Edi Ramës”, deklaroi botuesi në një intervistë në Report Tv.

Në fund, Bollino tha se në këtë situatë, ku nuk ka kundërshtarë vetëm Ramën, por edhe dyshen Berisha Meta, Alibeaj do duhet të synojë që të ketë një kandidat që synon elektoratin gri, por edhe ata që janë mbështetës tradicionalisht të PD-së. Kjo, shton, ai, është një mundësi për të forcuar edhe Partinë Demokratike, imazhi i së cilës ka rënë në sytë e elektoratit.

“PD e Alibeajt ka vetëm një mundësi që të përzgjedhje një kandidat që i përfaqëson të dyja palët, që të votohet dhe nga militantët e Berishës. Linja e moderuar e Alibeajt kërkon njerëz që mund të tërheqin votat e elektoratit gri, mund të shpresojë për pakënaqësinë e PS, kështu që ai duhet të përzgjedhë një kandidat, duhet të jenë figura që kanë historik dhe kredibilitet dhe për të tërhequr militantët që mbështesin tradicionalisht PD dhe elektoratin gri, që sot janë të pakënaqur nga Rama , por që as nuk do votonin Berishën. Kjo do ishte një shans për të forcuar PD. Nëse Alibeaj merr më shumë vota se Berisha që do garojë pa logo me koalicion të drejtuar nga Meta, që është armik i PD, kjo mund të jetë fitore e Alibeajt”, përfundoi Bollino.

Pas kaq shumë muajve “luftë”, Berisha sot është pa vulën e partisë aq shumë të dëshiruar dhe sipas Bollinos, ai ndihet edhe më i dobët se nga momenti kur Lulzim Basha, biri i tij politik, e përjashtoi nga partia që ai vetë e themeloi.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 04/03/2023 10:06

    Apeli nuk rrëzoi vetëm berishën, apeli rrëzoi edhe mediat e kazanit që e shpallën kriminelin kryetar pa pritur vendimin e gjykatës. Më ne fund apeli tregoi se ka dritë në fund të tunelit dhe se kriminelët nuk janë më pronarët e drejtesisë. Zhukrët dhe zhubrat e bandës salibane tashmë po zvarriten në ditët e tyre të fundit të lirisë. Sot është dita e parë e epokës së re evropiane për ne qytetarët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja