Vula e PD/ Sefa: Çdo palë të pranojë vendimin e Gjykatës! Bardhi mbledhje imagjinare të këshillit, s'mund ta çregjistrojnë Bashën

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit për logon dhe vulën e Partisë Demokratike dhe dërgimin e kësaj çështje për rigjykim në apel me një tjetër trup gjykuese.

Në “Studio Live” në Report Tv Indrit Sefa Sekretari për Çështjet Ligjore në PD tha se kërkon nga Gjykata që të vendosë ta shqyrtojë çështjen sa më shpejtë.

Në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj, Sekretari për Çështjet Ligjore nënvizoi se PD do ta pranojë cilido të jetë vendimi i Gjykatës.

“Shpresoj që brenda muajit të ketë zgjidhje madje i bëj thirrje gjykatës dhe trupit gjykues që të vendosin një datë sa më të shpejtë për shqyrtimin e kësaj çështje. Çdo palë të pranojë vendimmarrjen e gjykatës. Ne do e pranojmë çdo vendimmarrje të gjykatës së apelit. Flas në emrin tim dhe në emër të PD. Çdo palë duhet ta pranojë”, tha Sefa.

“Të marrë një vendim larg influencave politike që e vlerëson që është e drejtë. PD kërkon të shqyrtohet në një kohë sa më të shkurtër”, shtoi ai.

Një formë presioni Sefa e ka cilësuar letrën që Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit.

“Mënyra e formulimit të letrës dhe mënyra si dërgohet kjo letër si nënkryetar i kuvendit.  I është drejtuar gjykatës letrën si zëvendës i Lindita Nikollës. Kjo do të thotë se personi që i adresohet gjykatës me këtë letër ka kulturë të pakët juridike, institucionale...”

Ndalur te Reforma Zgjedhore, teksa theksoi se palët nuk i duan listat e hapura, ai u shpreh pro propozimit të Rithemelimit për koalicione parazgjedhore.

 “Këta janë akoma në nivelin që kryetari i partisë cakton listën këta janë në listë dhe votohet partia. Këta duan të votohet partia dhe të mos votojnë këta. Këta thonë votoni partinë por përfaqësues të popullit jemi ne.”

“Jemi shumë dakort që të rikthehen koalicionet. Nëse palët bien dakort për të pranuar koalicionet para zgjedhore jemi dakort nuk kemi asnjë kundërshtim. Por me sa shoh listat e hapura janë një imazh i largët. Pra nuk i sulmon PS listat e hapura por Rithemelimi, këta vullnetarë të rinj të Ramës për të thënë që nuk i duam”.

Një koment pati edhe për vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së Gazment Bardhi për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD. Ai tha se Bardhi ka bërë mbledhje imagjinare të këshillit kombëtar, ndërsa gjykata sipas tij ende nuk ka marrë vendim nëse Rithemelimi mund të bëjë kërkesë të tillë.

“Procesi ka nisur në 27 korrik me kërkesë të Bardhit. Siç e mbani mend bëri mbledhjen e këshillit imagjinar. Deri më tani gjykata nuk ka marrë një vendim nëse këta munden të bëjnë kërkesa të tilla”.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drini: 02/04/2024 19:52

    Kesaj i thone te humbte vula....kjo eshte PD....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni