Policia e Korçës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një shtets 43-vjeçar i cili dyshohet se vendosur në mënyrë të paligjshme një vulë në pashaportën e tij.

Sipas hetimeve të Policisë së qytetit juglindor mësohet se shtetasit në fjalë Ilir. Gj, banues në Elbasan i është gjetur në pashaportën e tij biomertrike një vulë e vendosur nga pika e kalimit kufitar Kakavijë. Kjo vulë dyshohet se nuk është autentike, prandaj dhe ka nisur procedimi penal ndaj personit në fjalë. 43-vjeçari akuzohet për falsifikim dokumentash