Vulgu i veshur me PRADA

Vulgu i veshur me PRADA

Safet Gjici

Ngjarja me karakter seksual dhe interesi që është shfaqur në këmbim të saj mes ish Kryebashkiakut të Kukësit dhe një shtetaseje e infiltruar për të futur në grackë Safet Gjicin ka krijuar një valë të madhe interesi por edhe diskutimi në publik. Në fakt fenomeni që erdhi me prova konkrete në zyrën e zyrtarit të lartë lokal nuk është një fenomen i izoluar. Përkundrazi është masivisht i përhapur dhe është dominant kryesisht në funksion të marrëdhenieve të interesit në këmbim të fitimit të aferave fitimprurëse dhe deri të një vendi pune.

Parë në një kënd më të gjerë si fenomen, problemi nuk duhet kërkuar e parë vetëm brenda zinxhirit të pantallonave të meshkujve, por te kultura vulgare seksiste që ofron shoqëria sot për interesa dhe në veçanti qasjes masive të medias që promovon seksualitetin si mënyrë joshjeje që nga nevoja për audiencë e deri te interesi për marketing e punësim. Dhe ky është pranuar tanimë si standard normal.

Idea për të treguar se jemi pa tabu e komplekse, po na shtyn drejt një rrumpalle publike në kurthin e së cilës ka rënë niveli i medias që dominohet nga kjo mendësi individësh surrogatë, që organizojnë e menaxhojnë pikërisht hapësirat mediale si vitrina sexy, duke shpërfaqur një mungesë kulture të theksuar, shterpësi mendimi e komunikimi, që manipulohen ose kamuflohen vetëm me aparencë seksuale në terma modernist, që në fakt fshehin një injorancë të thellë kulturale.

Vitrina kryesore e seksit janë televizionet. Në zyrat e shtetit ose jo, ndodh vetëm akti i fundit i asaj që marketohet me koshiencë, madje me qëllim kryesor nëpër media. Mjafton të shohësh se si trajtohen vajzat dhe se si vetë këto vajza pranojnë të trajtohen pa dinjitet dhe tërësisht si objekt seksual në programe, për të kuptuar se si funksionon industria e sexit në Shqipëri.

Ndërkohë vihet re dukshëm tendenca që vendet e punës të mos fitohen me meritokraci, por me joshje fizike. Projektet dhe hapësirat e punësimit mund të fitohen me favore ose joshje seksuale dhe prioritet kanë eskortat seksuale si në jetën publike ashtu dhe në atë ditore banale. Marketet televizive të seksit janë hapur që nga mëngjesi deri në mesnatë. Madje aty promovohet më së shumti kjo tipologji individi. Është si një lloj ankandi virtual. Atraktive në fakt. Sexy shet gjithnjë, së pari shet veten.

Vini re çfarë ndodh. Ka shumë vajza fantastike, të mrekullueshme në dije, oratori e kulturë, madje edhe shumë të bukura, por vendin e tyre e kanë zënë ato që kanë demenca të theksuara kulturore e mendimore, por që dominojnë me pjesën e fasadës seksuale. Pra prioritet merr demenca dhe injoranca jo dija dhe substanca. I keni vënë re ekranet ose kush zotëron kryesisht hapësirat me ndikim publik? Vajza që nuk thonë dot asgjë përveç gjuhës që iu flet trupi në kontekst seksual. Mezi artikulojnë dy fjali dhe qeshin kot më shume sesa flasin ose iu bëjnë qoka e lajka atyre që i promovojnë në vitrinë për vazhdimësi e promovim të pamerituar.

E gjitha është pjesë e një turbo kulture shumë sipërfaqësore. Dikur kemi parë një film që titullohej “Djalli veshur me Prada”. Të njëjtin titull do huazoja për këtë tallava sociale: “VULGU I VESHUR ME PRADA”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje