Vulin: Serbia kërkon nga Kosova
miratimin e ligjit për amnistinë

Vulin: Serbia kërkon nga Kosova<br />miratimin e ligjit për amnistinë
Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandar Vulin ka thënë se nuk do të ketë shpërbërje të strukturave paralele të drejtësisë dhe të policisë në veri të Kosovës, derisa nuk krijohen parakushtet për këtë gjë. Ai ka deklaruar se ndër parakushtet kryesore është Ligji i amnistisë. “Para se të ndalen së funksionuari strukturat serbe, duhet të krijohet një rrjet i ri i gjyqësisë dhe një polici e re. Për t’u realizuar kjo, sipas tij, “duhet të miratohet Ligji i amnistisë, në mënyrë që serbët në Kosovë të mos arrestohen dhe dënohen për shkak se janë në anën e shtetit të tyre (Serbisë) dhe njohin ligjet dhe organet e tij”. “Ligji i amnistisë është parakusht i të gjithave”, ka theksuar Vullin.Deklarata e tij bëhet një ditë pasi zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka njoftuar se janë marrë vesh me palën serbe që në shtator të shuhen strukturat paralele serbe në veri.

(Marrë nga Indeksonline)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)